Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar ka thekusar se shteti i tij është për heqjen e masave ndaj Kosovës.
Kështu bëri të ditur ai në një konferencë të përbahskët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan Arbresh.info.
“Qëndrimin i qeverisë irlandeze është se masat kufizuese që i janë vënë Kosovës nga Bashkimi Evropian duhet të hiqen dhe këtë pozicion ia kam bëra me dije edhe kryeministrit Kurti”, u shpreh ai.
Varadar e bëri të qartë se është kundër një Asociacioni që do të krijonte mikro-shtet brenda Kosovës.
“Është rëndësi që komunat t’i zgjedhin kryetarët në mënyrë demokratike dhe ata t’i përfaqësojnë njerëzit që jetojnë në ato zona. Ne duam të shohim themelimin e Asociacionit por kjo duhet të bëhet në koordinim me ato zona. Megjithatë, nuk dua të shoh krijimin e një mikro-shteti brenda Kosovës, sepse kjo nuk do të ishte diçka e dobishme për të ardhmen”, ka thënë kryeministri irlandez./Arbresh.info/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024