Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur rreth liberalizimit të vizave, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës po punon kundër këtij procesi.
Ndërkohë Haradinaj kërkesat për zgjedhje të reja nga zyrtarë të LDK-së i quan pjesë e garës për të parin e kësaj partie.
“Në LDK është hap një garë për kryetar të LDK-së dhe tani ata po mundohen me gjet armiq, me gjet tema”, tha Haradinaj, në një intervistë për RTK.
Ai po dyshon se kjo parti po dërgon mesazhe jo të mira për Kosovën në Evropë sa i përket liberalizimit të vizave.
“Mirë është me u fokusu, me i ndihmu qeverisë në këtë rast për liberalizim të vizave. Mirë është nga LDK-ja mos me gabu me ndonjë porosi që e çojnë te Partitë Popullore, a diku. Mos me çu porosi të gabuara që mos me na u aprovu liberalizimi i vizave. Nuk është mirë me dhënë skepticizëm që p.sh.: nëse ndodh liberalizimi kish me pasë refugjatë. Nuk është kështu, nuk do të ketë refugjatë”, tha Haradinaj.
“Kam përshtypjen që pas takimeve me zyrtarë të PPE-së nuk janë nda të bindur që e meritojmë liberalizimin. E kam një frikë që një pjesë e opozitës është kah bon kundër liberalizimit të vizave. Nuk është mirë. Pikërisht mendoj te LDK-ja. I lus mos të bëjnë kësi gabimesh”, tha Haradinaj.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...