Google ADS

Kryeministri i Turqisë uron Haradinajn për postin e të parit të Qeverisë

17:23 | 13 Shtator 2017
M. A.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, me rastin e detyrës së tij të re si i pari i Qeverisë së vendit.

“Kam besim të plotë se edhe gjatë periudhës së detyrës suaj marrëdhëniet miqësore në mes të Kosovës dhe Turqisë si dhe bashkëpunimet në mes të dy Qeverive do të thellohen edhe më tutje”, thuhet ndër tjera në urim.

Në urimin e kryeministrit Yildirim thuhet:

”I nderuar Kryeministër,

Në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë sime me ndjenjat më të përzemërta ju uroj postin e Kryeministrit dhe themelimin e Qeverisë së re.

Kam besim të plotë se edhe gjatë periudhës së detyrës suaj marrëdhëniet miqësore në mes të Kosovës dhe Turqisë si dhe bashkëpunimet në mes të dy Qeverive do të thellohen edhe më tutje.

Me këtë rast përsëris urimet e mia për shëndetin dhe lumturinë e Shkëlqesisë Suaj si dhe mirëqenien e popullit mik dhe vëlla kosovarë. Uroj që të ketë shumë sukses Qeveria juaj.

Binali Yildirim

Kryeministër i Republikës së Turqisë”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme