Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, po planifikon të mungojë në një samit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 17 maj.
Mediet spanjolle raportojnë se ai kësisoj po do ta shmangë fotografinë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili do të përfaqësojë Kosovën në këtë Samit, transmeton Klan Kosova.
Sipas gazetës më të madhe spanjolle, “El Pais”, Rajoy ka frikë se një fotografi e mundshme me Thaçin do të përdoret nga liderët Katalonjës për kauzën e tyre për pavarësinë.
Kjo gazetë raporton duke iu referuar burimeve se BE-ja po shqyrton mundësinë që flamuri i Kosovës të mos figurojë afër flamujve të shteteve të tjera të Ballkanit në mënyrë që Rahoy të jetë i pranishëm në këtë samit.
Spanja është në mesin e pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre