Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, pritet ta vizitojë Kosovën. Ai do të qëndrojë në Prishtinë më 6 shkurt. Lajmin për Express e kanë konfirmuar edhe brenda kabinetit bëjnë të ditur se vizita është e konfirmuar tashmë dhe po bëhen përgatitjet për këtë takim.
Vizita e kryeministrit malazez bëhet me ftesë të kryeministrit Haradinaj ndërkohë që pritet t’i hapë rrugë zgjidhjes së çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është kriter për liberalizim të vizave ndërkohë e njëjta duket fare larg që të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.
Marrëveshja është dërguar në Kuvend, por ende nuk është nxjerrë në rend dite. Bashkë me të është dërguar edhe një raport i hartuar nga Komisioni “Bulliqi”, ku thuhet se Kosova ka humbur tokë nga kjo Marrëveshje.
Kundër kësaj marrëveshje, është edhe vet partia e kryeministrit Haradinaj
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...