Google ADS

Kryeministri i Kroacisë: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të çojë në njohje reciproke

12:31 | 13 Dhjetor 2024
E.K

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka pritur homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti, me nderime të larta shtetërore.

Pas përfundimit të takimit, ata mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Në konferencën për media, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, diskutuan për ngjarjet dhe incidentet në veri të Kosovës.

Plenkoviç theksoi se Kroacia i ka ndjekur këto zhvillime me shqetësim të thellë dhe se do të kryhet një analizë e thelluar për to nga shteti kroat.

Ai shtoi se Kroacia beson në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili, sipas tij, duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe, përfundimisht, në njohje të ndërsjelltë.

“E kam përmendur që ky incident s’është i ri, ka pasur tri së paku sulme që kanë ndodhur dhe sa i përket Kroacisë, do të analizohen shumë thellësisht dhe janë marrë me shumë shqetësim. Besojmë tek dialogu Kosovë-Serbi që të rezultojë me normalizim të marrëdhënieve dhe gjithsesi të përfundojë me njohje reciproke. Dhe të çojë tek pozita që Kosova të marrë rrugëtimin e saj adekuat drejt BE-së. Procesi mund të mos jetë I shpejtë për shkak të 5-shes që vazhdojnë të mos e njohin Kosovën”, ka thënë Plenkoviq./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme