Kryeministri i Kosovës: Termocentrali “Kosova e Re”, instrument që siguron perspektivë të re zhvillimore

18:30 | 15 Nëntor 2018
A. B.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Termocentrali “Kosova e Re” është instrument i fuqishëm që siguron perspektivë të re zhvillimore për ekonominë e vendit.

Haradinaj ka thënë se me Joseph Brandt nga kompania prestigjioze amerikane “Contour Global”, diskutuam modalitetet për fillimin e ndërtimit të këtij projekti madhor, përmes së cilit garantohet pavarësia dhe stabiliteti energjetik në Kosovë.

Shkrimi i tij i plotë:

Termocentrali “Kosova e Re” është instrument i fuqishëm që siguron perspektivë të re zhvillimore për ekonominë e vendit. Me Joseph Brandt nga kompania prestigjioze amerikane “Contour Global”, diskutuam modalitetet për fillimin e ndërtimit të këtij projekti madhor, përmes së cilit garantohet pavarësia dhe stabiliteti energjetik në Kosovë. Në kuadër të takimit, u njoftova për mbarëvajtjen e të gjitha aspekteve për realizimin e “Kosovës së Re” dhe mora konfirmimin se çdo gjë po shkon sipas planit të paraparë.

RH

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/972717042852710

 

Të ngjashme