Kryeministri i Kosovës shëtitet në bjeshkët e veriut te Kosovës

16:39 | 9 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj këtë të diel së bashku me bashkëpunëtorët e tij nga Mitrovica kanë vizituar bjeshkët e Shalës.

Në foto me Haradinajn shihet edhe Asllan Isufi, drejtori i Drejtorisë së Mjedisit, i cili ka konfirmuar se bashkë me kryeministrin dha bashkëpunëtorë tjerë kanë vizituar bjeshkët veriore të Kosovës.

“Po sot kryeministri ka vizituar bjeshkët më veriore të Kosovës, më saktë në bjeshkët e Shalës. Në shoqëri të bashkëpunëtorëve të tij nga Mitrovica”, ka thënë Isufi për kallxo.com

Arsyeja e vizitës sipas Isufit ishte për relaks dhe për t’i parë nga afër bukuritë veriore të Kosovës.

“Jemi ngjitur deri në majën e quajtur “Maja e Mprehtë” që është në zonën më të thellë në veri të Kosovës”, ka shtuar në fund Isufi.

Ndryshe nga kjo bjeshkë mund të shihet i gjithë territori i Kosovës dhe më gjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme