Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se Ushtria e Kosovës e cila do të formohet së shpejti, do të jetë një kontribuues modest i paqes në botë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë të premten tre ligjet që do ta transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri të rregullt. Votimi i ligjeve pritet të kalojë me lehtësi në parlamentin e përbërë nga 120 anëtarë.
Kryeministri, Ramush Haradinaj tha se transformimi do ta bënte Kosovën një ofruese, jo vetëm një përfituese, të paqes.
“Nuk mund të jeni të sigurt, nuk mund të ndihmoni paqen dhe stabilitetin në botë, pa qenë në paqe me vetveten, duke pasur ushtrinë tuaj”, tha Haradinaj për Associated Press.
Kosova shpalli pavarësinë e saj më 2008, të cilën Serbia nuk e njeh, shkruan AP.
Presidenti i Serbisë ka thënë se ushtria e Kosovës mund të rrezikojë stabilitetin dhe paqen rajonale, edhe kryeministri i Serbisë paralajmëroi gjithashtu se kjo mund të shkaktojë ndërhyrje të armatosur, transmeton Telegrafi.
Vitin e kaluar, presidenti i Kosovës inicioi formimin e ushtrisë, por u tërhoq pas presionit ndërkombëtar.
NATO dhe SHBA kërkuan që transformimi të bëhet me amendamente kushtetuese, të cilat kanë nevojë për votat e pakicës serbe që të kalojnë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar Kosovën “se një veprim i tillë është i keq, dhe shkon kundër këshillës së shumë aleatëve të NATO-s”.
Ai u bëri thirrje zyrtarëve serbë dhe të Kosovës të “tregojnë qetësi dhe përmbajtje, dhe të shmangin çdo deklarate ose veprim provokues”.
Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett tha në një intervistë javën e kaluar se transformimi duhet të jetë ” një proces i gjatë dhe i qëndrueshëm”, dhe kjo është më e rëndësishme “që si forca të armatosura të krijohen – gjë që përsëri është një proces i gjatë – që të jetë multietnike”.
Gjatë luftës për pavarësi të Kosovës në vitet 1998-99, goditja e përgjakshme e Serbisë ndaj popullit shqiptar, nxiti NATO-n të fillonte sulmet ajrore për të ndaluar konfliktin.
Ushtria e re e Kosovës do të ketë 5,000 trupa dhe 3,000 rezervistë me një buxhet vjetor prej 98 milionë eurosh. Ajo do të jetë në thelb një forcë sigurie që merret me reagimin ndaj krizave dhe operacionet e mbrojtjes civile.
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...