Kryeministri i Kosovës nuk pajtohet me presidentin vetëm në çështjen e korrigjimit të kufijve

22:32 | 24 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqje nga posti i kryeministrit nëse Kosova dhe Shqipëria do të bashkoheshin.

I pyetur nga moderatori në një emision në Klan TV të Shqipërisë , se kush do të jepte dorëheqje nga posti i kryeministrit nëse Kosova dhe Shqipëria do të bashkoheshin, Haradinaj është lajmëruar vullnetarisht.

 

“Unë dorëhiqem”, ka deklaruar Haradinaj duke e ngritur dorën lartë.

 

Ai ka thënë se ka mospajtueshmëri me Thaçin vetëm në çështjen e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme