Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Austri, ka takuar Zëvendësdrejtorin e Komunitetit të Energjisë Dirk Buschle, me të cilin ka biseduar për situatën energjetike në Kosovë dhe rajon.
“Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar z. Buschle për zhvillimet aktuale politike dhe zhvillimore në Kosovë, për kapacitetet energjetike të Kosovës dhe për projektin e Termocentralit ‘Kosova e Re’, për të cilin tha se do t’i hapte mundësi zhvillimit ekonomik të vendit dhe do t’i krijonte lehtësi të shumta funksionimit të bizneseve në vend”, thuhet në komunikatë.
Kryeministri Haradinaj dhe z. Buschle kanë biseduar edhe për Marrëveshjen e Energjisë të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën kryeministri Haradinaj tha se deri më tani Serbia nuk i është përmbajtur marrëveshjes duke paraqitur pengesa në zbatim dhe të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë e vendit, duke kërkuar që Komuniteti i Energjisë të ketë rol në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Gjatë takimit, Kryeministri Haradinaj ka shprehur përkushtimin e Republikës së Kosovës për ndërtimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme, duke kërkuar nga z. Buschle dhe Komuniteti i Energjisë mbështetjen për sektorin energjetik në Kosovë.
“Ndërkaq, Zëvendësdrejtori i Komunitetit të Energjisë Dirk Buschle, tha se do të ofrojë përkrahjen e tij dhe të Komunitetit të Energjisë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sa i përket Marrëveshjes për Energjinë, në të njëjtën kohë shprehu gatishmërinë e institucionit për ta mbështetur Kosovën në sektorin e energjisë”, përfundohet në njoftim.
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...