Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar shpjegime gjatë një vizite që ka pasur në komunë e Obiliqit në lidhje me ngecjet në shpronësime në fshatin Shipitullë dhe Hade.
Haradinaj ka thënë se ai që ka përgjegjësi dhe nuk i kryen detyrat e veta do të ballaqohet me qeverinë e tij, shkruan arbresh.info.
“Është e pakuptimtë qasja që ka ndodhur deri tani. Duhet të ndryshohet. Si shpjegohet që me vite të zgjas tema e zhvendosjes së Shipitullës? Kush e shpjegon?. A e dini që kjo e rrit çmimin e energjisë. Për këtë familja jonë është në tmerr kur i vjen fatura dhe mezi e përballon?. Si shpjegohet që ne rrezikojmë të mos kemi thëngjill edhe kjo e rrit çmimin?. Pse është kështu gjendja. Dikush ka munguar këtu. Hajt ta kqyrim kush po guxon të mungoj sot dhe ta shohim kush është i zoti ta ndërpres një proces kaq të ndjeshëm. Nuk po them për banorët, atyre duhet tua respektojmë të drejtat”, është shprehur Haradinaj gjatë vizitës që pati në komunën e Obiliqit
Haradinaj ka thënë se Kosova është vonuar shumë dhe se të rinjtë e saj po ikin me autobusë.
Sami Krasniqi nga fshati Shipitullë i ka thënë kryeministrit se familjet e këtij fshati po akuzohen se janë rritur ndërkohë që siç ka thënë, procesi i shpronësimit ka filluar që një kohë të gjatë
“Neve na kanë quajt Lazarat e çdo gjë. Nuk kam fytyrë t’i dal të tjerëve përpara. Ne vetëm kemi kërkuar punësim në bazë të përvojave paraprake dhe shpronësim me çmim të dinjitetshëm”, ka thënë ai.
Haradinaj ka kërkuar nga ai dhe të gjithë banorët e fshatit që sonte në takim t’i marrim me vete listat e familjeve./arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...