Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar sot Komunën e Pejës si dhe bujtinat turistike në fshatrat Drelaj, Shkrel dhe Stankaj të kësaj komune.
Kryeministri Hoti bashkë me anëtarët e kabinetit qeveritar fillimisht është pritur nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, ku kanë diskutuar për bashëkrendimin e aktiviteteve dhe për të ndërtuar strukturat e nevojshme për të luftuar pandeminë dhe për të ndarë opinionet e tyre se si do të jenë të përfshira komunat në fondin për rimëkëmbje ekonomike që është pjesë e buxhetit tani më prej 384 milionë euro” u shpreh kryeministri Hoti duke bërë të ditur se pas kësaj do të vazhdojnë bashkë me ecje në bjeshkët e Rugovës si formë e promovimit të turizmit malor.
Siç u shpreh kryeministri Hoti, sivjet për shkak të pandemisë dhe kushteve në të cilat po e zhvillojmë aktivitetin janë shumë më specifike duke shtuar se pret që sivjet njerëzit të shfrytëzojnë maksimalisht këtë mundësi të turizmit malor dhe se Peja është vendi kryesor në Kosovë që e ofron këtë mundësi.
“Do të shkojmë nga një bujtinë në bujtinën tjetër për të promovuar resurset malore të Rugovës edhe për të biseduar, edhe me pronarët e atyre bujtinave për mbështetjen që duhet t’iu japim atyre për të gjallëruar aktivitetin ekonomik në bjeshkët e Rugovës”, theksoi kryeministri Hoti.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se pati nderin të kishte sot në vizitë kryeministrin Hoti me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj dhe ministrat Vlora Dumoshi, Arban Abrashi, Besian Mustafa, ku e njoftuan atë për gjendjen aktuale në Komunën e Pejës, me sfidën që po përballen me virusin corona dhe me problemet ekonomike që i ka Komuna e Pejës dhe bizneset që operojnë në këtë komunë.
Kryeministri Hoti gjatë vizitave të disa prej bujtinave turistike në Komunën e Pejës, pasi i ka përgëzuar pronarët e tyre për mikpritjen, tha se sot kanë dalë për dy qëllime në komunën e Pejës: t’i ftojnë të gjithë qytetarët që ta vizitojnë këtë vend dhe ta tregojnë qasjen e tyre që do të kenë si mbështetje për 87 bujtinat e Komunës së Pejës, ku siç u shpreh ai, është bërë një punë e madhe që gjithë këto bjeshkë janë vendosur në hartën evropiane të turizmit malor.
“Sivjet kanë përjetuar kohë jo shumë të favorshme nga ata 65 mijë vizitorë që kanë pasur vitin e kaluar, sivjet kanë pasur shumë më pak, por unë shpresoj që tash e tutje të kthejmë vizitat, të kthehet turizmi, të kthehet aktiviteti ekonomik në këtë pjesë. Ne sot do të vizitojmë disa bujtina dhe do t’ju bëjmë të qartë pronarëve të këtyre bujtinave, mikpritësve të Bjeshkëve të Rugovës se do t’u qëndrojmë afër me planin tonë për rimëkëmbje ekonomike”, tha kryeministri Hoti në fjalën e tij para medieve.
Kryeministri Hoti deklaroi po ashtu se bashkë me Kryetarin e Pejës tanimë e kanë një qasje të detajuar se si do ta rimëkëmbin ekonominë./arbresh.info/
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...