Kryeministri Hoti udhëton në vizitë zyrtare në shtetin e Vatikanit dhe në Republikën e Italisë

13:03 | 3 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Avdullah Hoti, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Shtetin e Vatikanit dhe në Republikën e Italisë.

Nesër paradite Kryeministri Hoti, do të pritet në takim nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Paroli, në Logjën e parë të Pallatit Apostolik, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa pasdite në ambientet e Qeverisë Italiane do të zhvillojë një takim me homologun e tij Giuseppe Conte.

Në vizitën e parë zyrtare të Kryeministrit Hoti, në shtetin e Vatikanit dhe në Republikën e Italisë, ai shoqërohet nga Zëvendëskryeministri Diton Selmanaj, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj. Meliza Haradinaj – Stublla dhe Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj. Teuta Sahatqiu./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme