Google ADS

Kryeministri Hoti thërret konferencë për medie

11:23 | 9 Shtator 2020
Arbresh.info

Sot është mbajtur ceremonia e përurimit të punimeve rehabilituese në sistemin e ujitjes Radoniqi-Dukagjini.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryeministri Avdullah Hoti, Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa dhe kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

“Nuk ka investim më produktiv sesa investimi në bujqësi, sepse e rrit produktivitetin së paku tri herë”, ka deklaruar kryeministri.

Shefi i qeverisë kosovare që sot e ka paraqitjen e parë publike në terren pas kthimit nga Washingtoni dhe Brukseli ka thënë se do t’iu përgjigjet të gjitha pyetjeve të gazetarëve në ora 15:00 – kur edhe do të mbahet mbledhja e qeverisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme