Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pritet që sot në Bruksel të takohet me zyrtarë të lartë të institucioneve evropiane.
Ai gjatë ditës së sotme do të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryetarin e Këshillit të Evropës, Charles Michel, komisionarin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, dhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe nënkryetarin e EPP, David McAllister.
Hoti pati thënë se në këto takime do të bisedohet për hapat që Qeveria e tij ka ndërmarrë në luftën kundër COVID-19, mbështetjen e KE për rimëkëmbjen ekonomike dhe liberalizimin e vizave.
Pas këtyre takimeve, Hoti është paraparë të udhëtojë për në Uashington për takimin e 27 qershorit megjithatë zhvillimet e reja në vend pas lëshimit të komunikatës nga ana e Zyrës së Prokurorit Special kanë vënë në dyshim këtë takim me palën serbe megjithatë mbetet për t’u konfirmuar nëse Hoti do të udhëtojë drejt SHBA-së apo jo.
Tashmë është konfirmuar që presidenti Hashim Thaçi nuk do të udhëtojë drejt SHBA-së.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...