Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për kushtet dhe sfidat që ata përballen, veçanërisht pas situatës së krijuar nga pandemia COVID 19.
Kryeministri Hoti, me këtë rast i ka siguruar pensionistët se Qeveria do t’ju qëndrojë afër dhe do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të tyre.
“Qeveria është e përkushtuar dhe do t’ju qëndrojë afër të gjithë qytetarëve, si dhe po i trajton me seriozitet sfidat e tyre, përfshirë këtu edhe pensionistët, të cilët kanë dhënë kontribut të madh për zhvillimin e shoqërisë”, theksoi Kryeministri Hoti.
Ndërsa, përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve falënderuan Kryeministrin Hoti për pritjen, si dhe e vlerësuan angazhimin e tij për trajtim të kërkesave të tyre./arbresh.info/
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së