Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga kabineti qeveritar, ditën e tij të parë të punës e ka vazhduar me homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe vizitën te Kulla e Jasharajve.
”Falënderoj kryetarin e Komunës për pritjen. E pamë edhe pamjen e kullave dhe ju premtoj se do të kenë gjithë kujdesin e nevojshëm për të siguruar që ky vend do të mbetet i shenjtë ku kryhen nderimet e nevojshme dhe vend i memories sonë kombëtare për gjeneratat e ardhshme”, tha kryeministri Hoti.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se kishte kënaqësinë të pres kryeministrin dhe qeverinë e re, për të bërë homazhe te varrezat dhe për të vizituar kullat. Ai ka uruar qeverinë e re dhe kryeministrin Hoti që të kenë fat, shëndet dhe punët të ecin mbarë./arbresh.info/
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...