Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar një letër urimi për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës, nga kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babiš.
Me këtë rast kryeministri Babiš ka përsëritur mbështetjen e vendit të tij për përpjekjet e Republikës së Kosovës për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm dhe të prosperuar dhe për të përparuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Në letrën e urimit të kryeministrit Babiš thuhet:
Shkëlqesia juaj, i nderuar Kryeministër,
Më lejoni t’ju uroj sinqerisht për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës.
I vlerësoj shumë marrëdhëniet e mira dhe miqësore midis Republikës Çeke dhe Republikës së Kosovës dhe shpresoj që ato do të vazhdojnë të zhvillohen dhe të thellohen në të gjitha fushat me interes të përbashkët për të mirën e njerëzve të vendeve tona.
Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për të përsëritur edhe një herë mbështetjen tonë për përpjekjet e Republikës së Kosovës për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm dhe të prosperuar dhe për të përparuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Shkëlqesia juaj, më lejoni t’ju uroj shumë sukses në punën tuaj të përgjegjshme, si dhe në jetën tuaj personale. Mezi pres bashkëpunimin tonë në të ardhmen.
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje