Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, kanë vizituar sot Komunën e Vitisë, ku janë pritur nga kryetari Sokol Haliti, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, si dhe nënkryetari i komunës së Kllokotit, Sasha Mirkoviq.
Vizita e kryeministrit Hoti në këtë komunë konsistoi me rastin e nisjes së punimeve në “Rehabilitimin e Rrugës N25.3 nga Kllokoti deri në Gjilan, Projekti i Rrugëve Regjionale, Lot 2”, i mbështetur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si dhe diskutimin me kryetarët e komunave nga ky regjion për luftën kundër COVID-19, raporton Arbresh.info.
Kryeministri Hoti fillimisht e ka falënderuar kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin për pritjen e sotme dhe punën që e kanë bërë në menaxhimin e pandemisë, duke thënë se është kënaqësi që ta vizitojë këtë Komunë.
“Ky regjion, Komuna e Vitisë, ka qenë ndër komunat e para që është prekur nga pandemia. Kanë pasur një qasje regjionale në menaxhimin e pandemisë që është qasja e duhur, sepse menaxhimi i pandemisë nuk mund të kufizohet brenda kufijve të një komune. Ministrja e Financave ka qenë para një jave dhe është takuar me kryetarët e komunave të këtij regjioni për të diskutuar për projektet e vitit të ardhshëm që do t’i përfshijmë në buxhetin e vitit 2021”, u shpreh kryeministri Hoti.
Duke dhënë detaje nga vizita e sotme në Komunën e Vitisë, kryeministri Hoti njoftoi se u bisedua për disa projekte specifike, siç është qasja në autostradë në Gërlicë, dhe se me ministrin e Infrastrukturës do të bëjnë përgatitjet e nevojshme në mënyrë që ky projekt shumë i rëndësishëm për qytetarët e këtij regjioni të përfundojë sa më parë.
“Sot po përurojmë punimet në një aks të rëndësishëm rrugor të cilin e kemi diskutuar dhe i kemi bërë përgatitjet e nevojshme qysh në vitin 2016-2017, në Qeveri. Jam i kënaqur që arrijmë ta fillojmë këtë projekt dhe do të vazhdojmë edhe me projekte të tjera të zgjerimit të rrugës që e lidh Vitinë dhe Kllokotin me qasje në autostradë në Ferizaj, dhe çështje të tjera që janë në interes të Komunës”, shtoi kryeministri Hoti.
Pas ceremonisë së prerjes së shiritit, kryeministri Hoti, në fjalën e tij tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm i financuar nga BERZH-i dhe se me këtë projekt po mbyllen akset kryesore rrugore në Kosovë, projekte të cilat kanë filluar para 4-5 vjetësh./Arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...