Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mori sot pjesë në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus në të cilën është diskutuar për hapat e ndërmarrë nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në menaxhimin sa më efikas të pandemisë COVID-19, raporton arbresh.info.
Pas këtij takimi, kryeministri Hoti, në një konferencë për media, paraqiti disa nga masat dhe veprimet konkrete që janë diskutuar dhe dakorduar bashkë me përfaqësuesit e Komitetit, si dhe për lansimin e një fushate masive informuese për qytetarët e vendit lidhur me rrezikun që paraqet ky virus për shëndetin e tyre dhe të gjithë shoqërinë, njëkohësisht duke bërë thirrje për kujdes dhe respektim të vendimeve që dalin nga Qeveria.
Kryeministri Hoti foli edhe për vizitën zyrtare në Paris dhe takimin me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, duke theksuar se kjo ka qenë ndër vizitat e para bilaterale në Pallatin Elysee që bën Qeveria e Kosovës, kryeministri i vendit, pas shumë vitesh.
“Në detaje kam sqaruar para presidentit dhe besoj që kisha mirëkuptimin e tij për pozicionin që kemi ne si qeveri, që ne jemi të gatshëm të hyjmë në proces të dialogut, por për një dialog që nënkupton njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve, sepse është besoj mirëkuptim i gjitha palëve që vetëm njohja reciproke përfundimisht e qetëson këtë pjesë të Ballkanit dhe të Evropës dhe i mundëson të dy vendeve dhe mbarë regjionit perspektivë euroatlantike”, është shprehur Hoti. /arbresh.info/
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...