Janë bërë më shumë se dy muaj që kur Presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Avdullah Hoti kishin takimin e fundit fizikë.
Arbresh.info, nga burimet brenda zyrës së shefit të shtetit mëson se Thaçi ka kërkuar takim me Hoti për siç thuhet dakordim për çështjen e dialogut e çështjet e tjera, por që Hoti nuk ka pranuar të takohet me të.
Edhe pse biseda në telefon kanë zhvilluar po që nuk janë takuar.
Takimi në mes të kryeministrit e Presidentit do të duhet të ishin më të shpeshta kjo gjë nuk po ndodhë në mes Thaçit e Hotit.
Arbresh.info, mëson se një nga arsyet pse shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti nuk e ka takuar Thaçin është se nuk po dëshiron të shihet si i preferuari i Thaçit dhe mos të krijojë afërsi politikë me të përshkak të akuzave të shumta që po i bënë opozita se Hoti është zgjedhur nga Thaçi, kryeministër.
Shkak tjetër që i ka “prishur” këto raporte është edhe akuzat që rëndojnë nga Gjykata Speciale për Hashim Thaçin në kohën sa ishte udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E, Hoti punët hiç mirë nuk i ka as me kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani edhe pse janë nga i njëjti subjekt politikë.
Avdullah Hoti, ka bërë katër muaj në postin e të paritë të qeverisë së Kosovës por që asnjëherë nuk është takuar me Vjosa Osmanin si institucione që duan dakordim për çështjet politike.
Avdullah Hoti pos me Thaçin e Osmanin raporte hiç mirë nuk i ka as me partnerët e qeverisë.
Ramush Haradinaj ka kohë që po e kundërshton Hoti, ku shpesh ka deklaruar se nuk i beson për udhëheqjen e dialogut me Serbinë.
Krejt këtë mos-koordinim të tri institucioneve të Kosovës, profesori i shkencave politike, Zenun Halili po e she si të gabuar.
Halili për arbresh.info ka thënë se inatet politike duhet të lihen anash për interes të vendit.
“Unë mendoj që, krerët Institucional dhe i gjithë spektri politik i Kosovës, duhet të lënë anësh, inatet e mospajtimet që mund t’i kenë me njëri-tjetrin dhe të kenë prioritet interesin e vendit. Ata duhet të jenë të bashkuar e unik për t’i kryer detyrat që ua ka besuar sovrani. Situata aktuale nëpër të cilën po kalon vendi ynë, kërkon unitet si kurrë me parë. Lufta kundër pandemisë ( COVID 19), dialogu me Serbinë, Gjykata Speciale dhe rimëkëmbja ekonomike e vendit, janë faktorë që duhet të ndërgjegjësojnë liderët institucional dhe klasën politike në përgjithësi. Ka ardhur koha që ata të dialogojnë me njëri-tjetrin për të mirën e vendit”, ka thënë profesor Halili.
Ndryshe, qeveria Hoti nuk i ka votat as në Kuvend që të kalojë projektligjin për rimëkëmbej ekonomie./Arbresh.info/
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...