Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës, të udhëhequr nga Sylejman Meta.
Ata shprehën pakënaqësi të shumta lidhur me gjendjen e pensionistëve dhe kërkuan nga Qeveria rritjen e pensioneve.
Kryeministri Hoti i njoftoi se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka filluar punën në rishikimin e skemave sociale, një projekt i cili është dakorduar edhe me FMN-në, por për shkak se Qeveria është në detyrë dhe Kuvendi është i shpërbërë, duhet të pritet deri në krijim e Qeverisë së re, për të finalizuar këtë projekt.
Kryeministri Hoti theksoi se, në bazë të këtij projekti Kosova do të ketë një kod me të cilin do të rregullohen të gjitha skemat pensionale.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?