Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë e ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, kanë mbajtur konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, në të cilën është miratuar Master-Plani për organizimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 në kushte të pandemisë.
I pyetur nga gazetarët se cilat janë temat që do të diskutohen nesër në nivel të ekspertëve në Bruksel, kryeministri Hoti tha se ka një dakordim të përgjithshëm edhe me partnerët e koalicionit brenda Qeverisë, edhe me raportimin që ka bërë në Kuvend, se dialogun e zhvillojmë për njohje reciproke, për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.
“Nesër diskutimet që bëhen në Bruksel janë pjesë e marrëveshjes finale për njohje reciproke, që adreson në takimin e mëhershëm çështjen e të pagjeturve, dhe nesër do të diskutohen çështjet e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve”, tha kryeministri Hoti, raporton arbresh.info.
Po ashtu, kryeministri Hoti është pyetur edhe për delegacionin e Kosovës që do të udhëtojë për në SHBA. Me këtë rast, ai tha se është duke u finalizuar edhe delegacioni që do të marrë pjesë atje, i cili kryesohet nga kryeministri, në bazë të kompetencave kushtetuese që ka.
Me këtë rast, kryeministri Hoti tha se do të tentojë që në delegacion të përfshihen të gjithë pa përjashtim, sepse kjo çështje është e rëndësisë më të lartë shtetërore, një takim që është pritur tash e sa kohë në Shtëpinë e Bardhë.
“Unë sot për informimin tuaj kam dërguar letër edhe te partitë opozitare që të propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë delegacion të Qeverisë së Kosovës në takimin në Shtëpinë e Bardhë dhe pastaj në takimin e ardhshëm të paraparë në fillim të shtatorit në Bruksel”, tha kryeministri Hoti, duke shtuar se është i hapur për të krijuar një ekip gjithëpërfshirëse të të gjitha forcave politike pa përjashtim, duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj teme, por duke mos i bartur kompetencat kushtetuese, por duke i ushtruar ato ashtu siç janë të parapara në Kushtetutë.
Po ashtu, kryeministri Hoti, foli edhe për dokumentin e miratuar ku tha se janë dhënë shumë qartë udhëzimet se si dhe kur hapen shkollat, kriteret që duhet të përmbushen për hapjen e shkollave, kriteret për organizimin dhe procedurat që duhet të ndiqen për organizimin e mësimit online, i cili do të jetë i plotë, si një platformë shtesë për nxënësit. Siç tha kryeministri, është më rëndësi të thuhet së mësimi do të organizohet edhe në gjuhët e komuniteteve për të mos mbetur mbrapa asnjë nxënës në tërë Kosovën.
“Falënderoj IKSHPK-në dhe MSH-në që kanë punuar ngushtë gjatë kësaj kohe me ministrin e Arsimit dhe Shkencës për të zhvilluar protokollet e nevojshme që duhet të ndjekin arsimtarët në klasë, kujdestari i klasës, shkolla dhe komuna në rast se paraqiten raste të infektimeve nëpër shkolla”, tha kryeministri Hoti, duke shtuar se janë bërë përgatitje të nevojshme për një fushatë informuese të nxënëseve, për masat që duhet të respektohen, për organizimin e mësimit duke vendosur shenja dalluese nëpër shkollë dhe nëpër klasa për nxënësit.
“Jemi të vetëdijshëm se po e marrim përsipër një risk për të hapur shkollat sipas procedurave që duhet të ndiqen në kushtet e pandemisë, andaj kërkohet kujdes ekstrem i prindërve, i nxënësve, i arsimtarëve dhe i komunave, që të mos kthehen shkollat në vend ku përhapet virusi”, tha kryeministri Hoti, i cili u bëri thirrje prindërve dhe arsimtarëve që të marrin udhëzimet e nevojshme, t’i udhëzojnë fëmijët, nxënësit për respektim të plotë të masave që janë përcaktuar në detaje nga ministri i Arsimit.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, tha se në kuadër të këtij Master-Plani janë konceptet për realizimin e mësimit për secilin nivel të sistemit arsimor, janë paraqitur skenarët dhe fazat se si do të fillojë viti i ri shkollor, e po ashtu janë përshkruar edhe përgjegjësitë e secilit institucion të përfshirë./arbresh.info/
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...