Google ADS

Kryeministri Hoti dhe ekipi i tij do të nisen për SHBA

20:53 | 24 Qershor 2020
A. B.

Ndonëse ështe raportuar se kryeministri, Avdullah Hoti po e shqyrton mundësinë e anulimit të vizitës në Bruksel e SHBA, kjo nuk është e vërtetë.

Arbresh.info merr vesh nga burime brenda ekipit që kryeministri Hoti do të udhëtoj nga Tirana .

“Kryeministri do të shkojë në SHBA, bashkë me stafin e tij, kjo  është konfirmuar edhe nga i dërguari special Grenell dhe nuk ka asnjë logjikë që mos të shkohet në këtë takim” , kanë thënë për arbresh.info.

Udhëtimi është planifikuar për sot, kështu ka bërë të ditur  zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj.

Kujtojmë që Presidenti tashmë është duke u kthyer në Kosovë pas akuzave nga Gjykata Speciale. /arbresh.info/

Lexo edhe:

Grenell: Nuk anulohet takimi në Washington, do të mbahet me Hotin e Vuçiqin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme