Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë shqiptarët për 28 Nëntor. Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar se kjo ditë na jep nder e na bënë krenar.
Haradinaj ka thënë se dita e flamurit, që shënon rimëkëmbjen e kombit tonë, është festa e përjetësuar ndër shqiptarë kudo që janë.
Ky është statusi i tij i plotë në facebook:
“Dita e Flamurit, që shënon rimëkëmbjen e kombit tonë, është festa e përjetësuar ndër shqiptarë kudo që janë.
“28 Nëntori” i bekuar, është ditë e shënuar e sakrificës dhe e dinjitetit kombëtar, është historia e lavdishme dhe synimi jonë për të ardhmën e përbashkët në vlerën euro-atlantike.
Kjo ditë na jep nder e na bën krenar!
RH”, ka shkruar Haradinaj.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...