Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Hardaniaj, i ka dërguar një letër urimi Kancelares gjermane, Angela Merkel, me rastin e fitores së saj në zgjedhjet e 24 shtatorit.
Në letër ndër tjera Kryeministri Haradinaj ia ka shprehur admirimin e tij për ri-zgjedhjen e saj në mandatin e katërt radhazi për t’u shërbyer interesave më të
mira të Republikës Federale të Gjermanisë.
Kryeministri kosovar e ka lavdëruar Kancelaren për lidership të qëndrueshëm dhe tëfuqishëm, si dhe për rolin e rëndësishëm që ka ajo dhe Qeveria gjermane në
mbështetjen e perspektivës politike dhe ekonomike të Kosovës.
“Republika e Kosovës dhe Republika Federale e Gjermanisë kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe dëshiroj të rikonfirmoj përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit që tashmë ekziston ndërmjet dy vendeve tona. Gjermania gjithmonë ka qenë një mbështetëse e fuqishme e pavarësisë së Kosovës dhe agjendës së saj për integrime Europiane.
Iu shpreh urimet më të mira të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës për prosperitet të vazhdueshëm të Republikës Federale të Gjermanisë dhe shfrytëzoj mundësinë që të shprehë për ju konsideratën time më të lartë.
Zonja kancelare, unë iu shpreh urimet më të përzemërta për mandatin tuaj të katërt si dhe iu uroj shumë fat në jetën tuaj personale” – thuhet në letrën e Kryeministrit të Kosovës.
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër