Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka me ekipin e saj.
Daka uroi Kryeministrin për detyrën që ka marrë, duke e siguruar atë që përgatitjet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit po bëhen në mënyrë efikase.
Kryeministri Haradinaj shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me KQZ-në, për çdo çështje, dhe u zotua se do të ndihmojë edhe në rishikimin e buxhetit për KQZ-në, që të organizojë zgjedhje të suksesshme edhe në të ardhmen./arbresh.info/
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...