Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në konferencën “Java e gruas 2018”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), me mbështetjen e USAID-it.
Kryeministri Haradinaj me këtë rast tha se Kosova në aspektin e barazisë gjinore, marrëdhënieve në qeverisjen politike ngec dhe nuk është në pozitë të lavdërimit me përfaqësimin e gruas, transmeton arbresh.info.
“Për fat të keq, ende s’jemi ku duhet. Kosovën e pret shumë punë dhe është një vetëdije më e ngritur, por ngecim në zbatim”, tha kryeministri, duke shtuar se të paktë janë ata që sot nuk e kuptojnë rolin e gruas në shoqëri dhe në jetën qeverisëse.
Kryeministri Haradinaj pranoi faktin se edhe qeveria që ai e udhëheq ngec në këtë aspekt, në përfaqësimin e gruas në planin e nivelit të parë, të ministrave.
Sa i përket Parlamentit dhe mënyrës së qeverisjes, të transparencës dhe llogaridhënies, kryeministri u shpreh se ka ligje të avancuara, edhe Kushtetua po ashtu, por se zbatimi i tyre është në proces.
“Qeveria e vendit mund të bëjë shumë më shumë për pozitën e gruas në Kosovë. Jemi dëshmitarë që në familjet tona, sidomos në vendet rurale dhe ato tradicionale, nuk e përfshijnë vajzën në pasurinë e tyre dhe kjo duhet të ndryshojë në Kosovë, dhe jo vetëm me ligj, por edhe në kulturën tonë dhe dinamikat tona”, tha kryeministri Haradinaj.
“Do të jem luftëtar i të drejtës së gruas, në shoqërinë tonë”, tha kryeministri Haradinaj ne këtë bashkëbisedim me dhjetëra përfaqësues të partive politike, përfaqësues nga shoqëria civile dhe institucione të ndryshme, në diskutimin “Qeverisja në partneritet me qytetarët dhe Kuvendin e Kosovës”, në kuadër të Javës së Gruas 2018./arbresh.info/
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës