Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësues të Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK) të prirë nga Sharon Hart, Presidente e RIT/Kosova (AUK), Cafo Boga, anëtar i Bordit nga ShBA-ja, Vllaznim Xhiha, anëtar i Bordit nga Kosova, Visar Jasiqi, Shef Operativ dhe për Marrëdhënie me jashtë në AUK dhe Levon Bajrami, drejtor i Zyrës së Pranimit, të cilët e uruan atë për zgjedhjen në krye të Qeverisë së vendit.
Kryeministri Haradinaj, i njoftoi përfaqësuesit e AUK-ut për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, për intensifikimin e veprimeve për përmirësimin e arsimit të lartë në Kosovë.
Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar punën dhe të arriturat e stafit akademik dhe të studentëve të AUK-ut, të cilët kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e standardeve të arsimit të lartë në Kosovë.
“Kosovarët i kanë ndjenjat unike për Amerikën dhe miqësia jonë me amerikanët është përhershme”, tha kryeministri kosovar, raporton arbresh.info.
Përfaqësuesit e AUK-ut i thanë kryeministrit Haradinaj se arsimi është themeli i një shoqërie moderne dhe ekonomikisht të zhvilluar, prandaj fokusimi i institucionit që ata drejtojnë është që t’i ndihmoj shtetit të Kosovës përmes ngritjes së ekspertëve të rinj.
Sharon Hart duke folur rreth përvojës së saj në Kosovë, tha se nuk mund të gjendet edhe një shtet tjetër në botë, që është kaq mirënjohës dhe i dashur ndaj ShBA-ve.
Kryeministri Haradinaj dhe përfaqësuesit e bordit të AUK-ut u pajtuan se sistemi edukativ-arsimor është me rëndësi fundamentale dhe se ngritja e cilësisë së arsimit duhet të adresohet urgjentisht sepse është pikënisja nga ku fillon zhvillimi dhe transformimi i një shteti./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...