Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Drejtorin Rajonal të Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për Europë dhe Azi Qendrore, me zyrë në Gjenevë, Patrick Vial, i shoqëruar nga Agim Gashi, Shef i Misionit të KNKK në Kosovë, të cilët e kanë përgëzuar atë për zgjedhjen në krye të Qeverisë së vendit, shkruan arbresh.info.
Kryeministri ka biseduar me Vial-in dhe Gashin për mbështetjen që kjo organizatë globale i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj.
Kryeministri Haradinaj e ka falënderuar Patrick Vial-in për angazhimin e KNKK në hulumtimin dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve të luftës në Kosovë./arbresh.info/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe