Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në takime të ndara sot ka priutur drejtorin e përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri, dhe Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani.
Ata e informuan kryeministrin Haradinaj me të arriturat por edhe me sfidat dhe problemet me të cilat përballen këto dy institucione të pavarura shtetërore, duke theksuar përkushtimin e tyre për t’i kryer të gjitha detyrat me të cilat i obligon ligji.
Kryeministri Haradinaj, pasi i falënderoi për vizitën, vlerësoi punën e rëndësishme që bëjnë këto dy institucione, duke theksuar gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë për ta ruajtur pavarësinë nga politika të këtyre institucioneve vitale të shtetit edhe në të ardhmen./arbresh.info/
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...