Kryeministri Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve Kosovare në Zvicër

13:27 | 28 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve Kosovare në Zvicër të prirë nga Fehmi Fetahu, Qamil Isufi, Agim Maka dhe Nazmi Jakurti, themelues dhe këshilltar ligjor i Rrjetit të Bizneseve Kosovare në Zvicër, të cilët e kanë përgëzuar atë për marrjen e detyrës së kryeministrit dhe për instalimin e një dinamike të re në qeverisje, përcjell arbresh.info.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se në qeverisje ka munguar logjika e zbatimit dhe se tani po punohet shumë që vendimet qeveritare të gjejnë implementim në afate optimale.

Afaristët e kanë informuar të parin e Qeverisë së vendit për investimet e tyre në projekte të reja, ndërsa ai u ka thënë atyre se do ta kenë partner Qeverinë e Kosovës./arbresh.info/

Të ngjashme