Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim inxhinierin e naftës, afaristin dhe humanistin amerikan, Benito Mares, me bashkëpunëtorë, të cilët e uruan atë për zgjedhjen në krye të Qeverisë së vendit.
Kryeministri Haradinaj, e njoftoi afaristin nga Kolorado e SHBA-së Mares për interesimin e Kosovës për të qenë pjesë e Tubacionit Trans Adriatik (TAP), si degë e korridorit të gazit jugor nga Azerbajxhani përmes Turqisë deri në Shqipëri, raporton arbresh.info.
Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar lartë punën humanitare të afaristit Mares në Kosovë, i cili ka bashkëfinancuar fazën e dytë të kompleksit përkujtimor për UÇK-në në Marinë, por edhe i disa veprimtarive tjera të sfondit humanitar.
Naftëtari Mares tha se ka marrë iniciativën që të bëhet studimi i fizibilitetit të TAP që Kosovës nuk i kushton para, por vetëm mbështetje administrative nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë./arbresh.info/
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person