Google ADS

Kryeministri Haradinaj priti në takim Bekim Jasharin

19:45 | 9 Tetor 2017
M. A.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti gjatë ditës Bekim Jasharin, djalin e Heroit të Kosovës, Hamëz Jashari.

Ai e ka uruar kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja në krye të ekzekutivit dhe për dinamikën e re në agjendën shtetërore.

Kryeministri Haradinaj, vlerësoi lartë kontributin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari për lirinë e vendit, duke theksuar se përveç sakrificës për liri, tani edhe në paqe Familja Jashari janë duke dhënë kontribut në shtetndërtimin e Kosovës.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj vlerësoi hapin e ndërmarrë të z. Bekim Jashari, për kandidimin e tij për të udhëhequr me komunën e Skenderajt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme