Google ADS

Kryeministri Haradinaj priti në takim ambasadorin çek

15:33 | 9 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, Ivo Šilhavý, të cilin e falënderoi për urimin që ka marrë nga kryeministri çek Bohuslav Sobotka.

Ambasadori Šilhavý u interesua për qeverisjen e mirë, për traditat kulturore të Kosovës dhe në veçanti për ekonominë kosovare.

Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori Šilhavý u dakorduan për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dyja shteteve në të gjitha fushat e interesit reciprok.

Ambasadori çek u zotua se Qeveria e Republikës së Çekisë do ta përkrahë Kosovën në agjendën e saj integruese euro-atlantike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme