Google ADS

Kryeministri Haradinaj priti na takim deputetët Ademi dhe Kinolli

19:24 | 13 Shtator 2017
M. A.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, Danush Ademi nga Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Albert Kinolli nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK).

Përfaqësuesit e këtyre komuniteteve, njëherësh deputet të Kuvendit të Kosovës e përgëzuan kryeministrin Haradinaj për detyrën e re, duke i premtuar bashkëpunim të ngushtë në përmbushjen e agjendës shtetëror të Qeverisë.

Kryeministri Haradinaj u tha atyre se do t’i shohë kërkesat dhe problemet me të cilat ballafaqohen këto komunitete dhe bashkërisht do të gjenden zgjidhjet adekuate. “Nuk do të jeni vetëm, do të punojmë bashkë”, u premtoi atyre kryeministri Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme