Google ADS

Kryeministri Haradinaj priti ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, Daniel Maksymiuk

12:19 | 15 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot ambasadorin e Kanadasë në Kroaci (jo rezident për Kosovën), Daniel Maksymiuk.

Kryeministri Haradinaj e vlerësoi lartë përkrahjen e Kanadasë në forcimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe të
investimeve.

Kryeministri Haradinaj theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në të gjitha organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë dhe njëkohësisht edhe vazhdimin e
përkrahjes së Kanadasë në këtë proces. Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori Maksymiuk biseduan edhe për iniciativa të
tjera që ndërlidhen edhe me fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.

Ambasadori Daniel Maksymiuk, tha se Kanadaja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën dhe do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme