Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin
bisedoi për krijimin e institucioneve të reja. Ambasadori Sardi e përgëzoi kryeministrin Haradinaj dhe theksoi mbështetjen e Italisë për Kosovën në të gjitha
fushat.
Kryeministri Haradinaj e vlerësoi lartë përkrahjen e Italisë për Kosovën në periudhat e shtet formimit dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit
ndërmjet dy vendeve. Ai tha se përkrahja e Italisë për rrugën evropiane të Kosovës është e nevojshme dhe do të përshpejtonte përmbushjen e kritereve.
Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori Sardi biseduan për përshpejtimin e agjendës evropiane për Kosovën dhe përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit që hap rrugën drejt integrimit evropian. Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori Sardi folën edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe njëkohësisht edhe për thellimin e reformave që do të mundësonin zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja në vend dhe do të rrisin mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.