Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim delegacionin e deputetëve të Parlamentit Gjerman për Çështjet Ligjore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, të kryesuar nga Stephan Brander.
Sipas njoftimit për media me këtë rast, Kryeministri Haradinaj në emër të Kosovës falënderoi shtetin dhe popullin gjerman për kontributin që kanë dhënë në proceset shtetndërtuese të Kosovës, duke iu shprehur atyre mirënjohje të thellë.
Kryeministri Haradinaj, njëkohësisht, e njoftoi delegacionin gjerman për angazhimin e Qeverisë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, zhvillimin ekonomik, si dhe progresin e Kosovës në rrugën euroatlantike.
“Në kohëra të vështira, përkrahja gjermane ishte vendimtare për përpjekjet e paqes dhe shtetndërtimit në Kosovë, dhe sot Gjermania vazhdon të jetë përkrahësja më e madhe e Kosovës euroatlantike, e sigurisë dhe stabilitetit të saj”, tha kryeministri
Haradinaj, duke theksuar se kjo është dëshmuar edhe me inaugurimin e parkut inovativ dhe trajnues në Prizren, hapësirën që deri dje ishte e kampit ushtarak të kontingjentit gjerman të KFOR-it, si një mundësi e mirë për rritjen e zhvillimit ekonomik.
Në takim është biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, rolin e Gjermanisë në procesin e dialogut, liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.
Ndërkaq, të pranishëm ishin edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, si dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...