Në kujtim të rënies së dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, si çdo vit tjetër edhe sot janë bërë homazhe, para bustit të heroit, Zahir Pajaziti, shkruan Arbresh.info
Kryeministri Ramush Haradinaj bëri homazhe, së bashku me disa nga bashkëpratiakët e tij, dhe gjithashtu prezent ishte edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Kryeministri Haradinaj tha se ngjarjet si kjo shënojnë sakrificën e popullit të Kosovës për liri.
“Sot iu bashkuam nderimit për 99 dëshmorë të Prishtinës 79 janë të UÇK-së Ne ditën e sodit përkujtohen masakrat në Makoc te beteja e Marec edhe dje ishte përkujtimit në Poklek të gjitha këto ditë janë të mbushur me ngjarje që e shënojnë sakrificën e popullit të Kosovës për liri” tha Haradinaj
Haradinaj gjithashtu ka premtuar rregullimin e varreve të dëshmoreve të kësaj komune.
“Gjatë ndërtimit ballafaqohemi me realitetin tonë ka varre që nuk janë përfunduar dhe ka plotë punë që na presin, por ajo që është me rëndësi që këto flijime të nxënë vend dhe të mos kemi më e kjo do të thotë se kujdesi ynë ndaj përgjegjësive duhet të jetë në nivel” tha Haradinaj/Arbresh.info
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...