Google ADS

Kryeministri Haradinaj për veteranët: Fjala e dhënë është fjalë e mbajtur

14:50 | 10 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përmes profilit të tij në facebook ka shkruar se sot është jetësuar premtimi i tij dhe ai i Qeverisë për veteranët e luftës së UÇK-së.

Ai ka shkruar se Qeveria ka siguruar edhe linjën buxhetore që vonesa të tilla siç kanë ndodhur deri me tani për veteranët e UÇK-së nuk do të ndodhin në të ardhmen.

“Sot është jetësuar premtimi im dhe i Qeverisë, se veteranët e luftës së UÇK-së do t’i marrin pagat e tyre deri të premten, më 10 nëntor.

Shuma e përgjithshme e transferit të mjeteve financiare përfshin edhe pagesën retroaktive për muajin Gusht, Shtator dhe Tetor 2017.

Njëherësh nga Qeveria është siguruar linja buxhetore, që vonesa të tilla të mos ndodhin në të ardhmen.

Fjala e dhënë – fjalë e mbajtur!

RH”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme