Google ADS

Kryeministri Haradinaj: Pa heronjtë e dëshmorët tanë, pa këto flijime, nuk do të ishim këtu

13:48 | 3 Dhjetor 2018
Arbresh.info

“Rrugëtimi në rrugën e heronjve është me peshë, nuk është i thjeshtë, është sfidues, por do të angazhohemi që të ecim rrugës së tyre së bashku. Ndërsa, familjeve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve iu themi se po pa këta burra, pa këta dëshmorë, heronj, pa këto flijime, nuk do të ishim këtu, por edhe pa sfidat e së tashmes, nuk mund të ecim në të ardhmen, kështu që të qëndrojmë së bashku, lavdi heronjve”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në

Sipas njoftimit për media Akademinë Përkujtimore në 20- vjetorin e rënies së dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.
Në fjalën e tij para të pranishmëve të shumtë, familjarëve të heronjve, veteranëve të luftës, bashkëluftëtarëve, e ish komandantëve, kryeministri Haradinaj tha se nderimi për heronjtë dhe veçanërisht për ata që kanë bërë rrugë të gjatë në përpjekjet për liri, si rasti i Hyzri Tallës, pastaj për bashkëluftëtarët besnikë të Hyzriut, të cilët e kanë ndarë edhe rënien bashkë, është nder prania e tyre sot.
“Unë sot vërtet ndihem i nderuar të marrë pjesë në akademinë e organizuar nga presidenti i vendit për heronjtë tanë”, tha kryeministri Haradinaj.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nën patronatin e të cilit u organizua kjo akademi, tha se, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në radhët e saj bashkoi njerëzit më të përkushtuar dhe më të gatshëm për të luftuar kundër aparatit policor ushtarak dhe administratës së Serbisë.

“Vrasja në pritë e tre luftëtarëve, Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, ishte treguesi më i mirë se çfarë rreziku po paraqiste UÇK-ja për segmentet e pushtuesit, në sajë të vlerave të së cilës, lufta dhe qëndresa e popullit të Kosovës, u kurorëzua me sukses”, tha presidenti Thaçi.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se, në ato ditë dhjetori Kosova humbi shumë bashkëluftëtarë të dalluar, humbi Hyzriun, Afrimin dhe Ilirin, një dhimbje e madhe, por edhe vendosmëri për të vazhduar luftën deri në fitoren e plotë mbi pushtuesin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme