Google ADS

Kryeministri Haradinaj ngushëllon familjen e aktorit Art Kurti

17:56 | 24 Prill 2018
M. A.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka shprehur dhimbjen për vdekjen e aktorit Art Kurti.

Vdekja e aktorit Art Kurti, që nga policia po cilësohet si vetëvrasja ka tronditur të gjithë.

Kryeministri Haradinaj u ka shprehur ngushëllime të afërmve të aktorit, i cili u bë i njohur me rolin e “Gjakovarit” në serialin “O Sa Mirë”,

“Me dhembje mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të artistit, mikut dhe kolegut tonë, Art Kurti. Familjes Kurti dhe të afërmve të tij, ngushëllimet më të thella për këtë humbje kaq të madhe e të papritur, U prehsh në paqe, Art!”, ka shkruar kryeministri.

Art Kurti, i cili u gjet i vdekur sot, ishte po ashtu edhe këshilltar për të rinj i kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini dhe kandidat pCr asamblist nga radhët e AAK’së./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme