Në kuadër të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Poznan të Polonisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me liderët e rajonit, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov dhe kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Institutin e Teknologjisë së Qëndrueshme, që do të jetë qendër shkencore për trajtimin e kancerit dhe hulumtimeve biomedicinale.
I financuar nga Bashkimi Europian, ky institut, do të jetë në shërbim të shkencës e teknologjisë, ku do të bëhen hulumtime mjekësore, nga të cilat do të përfitojë tërë rajoni i Europës Juglindore.
Po ashtu, Kryeministri Haradinaj ka marrë pjesë në drekën e punës me krerët e delegacioneve, në të cilën temë e diskutimit ishin të arriturat e Procesit të Berlinit, pritshmëritë dhe hapat e mëtejshme, si dhe është diskutuar për shumë çështje të rëndësishme për rajonin.
Në këtë drekë pune, pjesëmarrës ishin edhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, kryeministra të tjerë të shteteve evropiane dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor./Arbresh.info
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...