Ramush Haradinaj mori pjesë në inaugurimin e restaurimit të Katedrales së Artanës (ish-Novobërda).
“Në Kosovë ekzistojnë plot vlera të përbashkëta, vlera që nuk ndajnë, por bashkojnë. Bashkojnë të gjithë ata që kanë jetuar këtu, por edhe plot partnerë tanë në të kaluarën”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi mori pjesë në inaugurimin e restaurimit të Katedrales së Artanës (ish-Novobërda), financuar nga Ambasada Gjermane, konkretisht nga Programi i ruajtjes kulturore nga Zyra Federale për Punë të Jashtme e Gjermanisë.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, pasi përshëndeti arkeologët nga Instituti i Arkeologjisë së Kosovës, tha se është kurioz për origjinën tonë, se kush kemi qenë nëpër mijëra vjet, sepse janë 8000 vjet të shënuara, të evidencave të ekzistencës së jetës dhe të një vazhdimësie në këto treva.
Kryeministri Haradinaj tha se katedralja, për të cilën Qeveria gjermane i ka dhënë para edhe Institutit Arkeologjik, duke mundësuar të vijë kjo gjendje e renovimit çfarë sot u konstatua, është edhe vlerë e përbashkët, duke shtuar se rasti i kësaj katedraleje, është vlerë e përbashkët me Gjermaninë dhe Kosovën e atëhershme, në kohën kur ka pasur marrëdhënie tregtare dhe bashkëpunime të tjera, por edhe bashkëjetesë në Kosovë.
Kryeministri Haradinaj konstatoi se nëse iu jepet përkrahje ashtu siç iu thanë arkeologët, ata janë në gjendje ta nxjerrin në dritë një thesar të madh që e ka Artana, dhe në këtë mënyrë të ecet përpara.
“Si kryetar i Qeverisë mund t’i them popullit të Kosovës se gjatë kohës sa jam në detyrë, Gjermania ka dhënë mbi 100 milionë donacione për projekte jashtëzakonisht me rëndësi për jetën e qytetarëve tanë, për jetën praktike”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar se veçanërisht ky gjest është mjaft domethënës, sepse jep edhe për vlerat historike që i ruajnë bashkë.
Ndërkaq, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, tha se Instituti Arkeologjik po bëjnë një punë të mirë për kulturën dhe historinë e këtij vendi dhe
se ndihet i lumtur që ambasada gjermane e ka mbështetur këtë projekt të Institutit Arkeologjik të Kosovës.
Enver Rexha, Drejtor i Institutit Arkeologjik të Kosovës, tha se ka kënaqësinë që sot të bëjnë një promovim të punës së tyre për trashëgiminë kulturore, shekullore të vendit tonë, duke theksuar se me vite të tëra janë marrë iniciativa për ruajtje të monumentit.
Shqipëri: Kuvendi voton buxhetin për vitin 2025
Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në bjeshkën e L...
Amad Diallo sjell gëzimin e parë evropian për Man Utd
Hamza planifikon ta themelojë Bursën e Kosovës
Policia arreston tre persona në Argjentinë që mund të kenë l...
Biden u bënë thirrje amerikanëve për qetësi dhe unitet