Google ADS

Kryeministri Haradinaj liron nga përgjegjësia Drejtorin e AKI-së dhe Ministrin e MPB-së

10:54 | 30 Mars 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të lirohen nga përgjegjësia Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, si Kryeministër i Republikës së Kosovës kam kërkuar Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se operacioni i djeshëm në lidhje me deportimin e gjashtë qytetarëve turq nga Kosova ka ndodhur pa dijeninë dhe pa lejen e  kryeministrit Haradinaj.

“Operacioni i ndërprerjes së leje qëndrimit, i ndalimit, deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, ka ndodhur pa informimin e Kryetarit të Qeverisë dhe pa lejen e tij!”, thuhet në njoftim./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme