Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të lirohen nga përgjegjësia Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.
“Në bazë të kompetencave kushtetuese, si Kryeministër i Republikës së Kosovës kam kërkuar Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se operacioni i djeshëm në lidhje me deportimin e gjashtë qytetarëve turq nga Kosova ka ndodhur pa dijeninë dhe pa lejen e kryeministrit Haradinaj.
“Operacioni i ndërprerjes së leje qëndrimit, i ndalimit, deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, ka ndodhur pa informimin e Kryetarit të Qeverisë dhe pa lejen e tij!”, thuhet në njoftim./arbresh.info
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...