“Kosova është krenare me vajzat dhe djemtë e saj, të cilët përmes sportit, më së miri po e përfaqësojnë vendin tonë në arenën ndërkombëtare”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me Klubin e Hendbollit të Femrave-Istogu, i kryesuar nga trajneri Faruk Shala.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj përgëzoi hendbollistet e Istogut për arritjet e tyre në të tetën e finales së “Challenge Cup”, duke u renditur në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës.
“Sportistët kulmorë që i ka Kosova, duhet të jenë motiv dhe shembull për gjeneratat e reja, por edhe për Hendbollistet e Klubit “Istogu” për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se është për keqardhje që Klubi i Hendbollit të Femrave- Istogu nuk gëzon kushte të mira për t’i zhvilluar aktivitetet e tyre, thuhet në njoftimin për media.
Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të jetë mbështetësja kryesore e gjithë sportistëve kosovarë, të cilët me arritjet e tyre po bëjnë histori nëpër botë në gara të rëndësishme sportive.
Ndërkaq, trajneri i Klubit të Hendbollit të Femrave-Istogu, Faruk Shala, pasi falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, e njoftoi atë me kërkesat që i ka Klubi Hendbollistik i Femrave “Istogu”, me theks të veçantë mungesën e një palestre, si dhe mbështetjen financiare për trajtime mjekësore, që janë baza kryesore e zhvillimit të aktiviteteve të tyre./arbresh.info
Murati i reagon Ramës: Në vend se të kërkoni fajtorin gjetiu...
Milan dhe Hernandez afër marrëveshjes së re, ja sa do të për...
Rreth 57 miliardë dollarë dëme nga zjarret në Los Anxhelos
Sveçla fton diasporën që të votojnë
Bora Zemani feston sot ditëlindjen
Maqedonci: Letra drejtuar KFOR-it nuk është rizotim, por sqa...