Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës në Shkup për grupin “Kumanova”.
Haradinaj ka thënë se drejtësia duhet të vihet në vend dhe se një hetim ndërkombëtar do të ndihmonte zbardhjen e plotë të së vërtetës, shkruan Indeksonline.
“Kemi përcjellë me kujdes dhe vëmendje të shtuar procesin pas ngjarjeve tragjike në Kumanovë, në maj të vitit 2015 dhe dënimet e shqiptuara nga Gjykata në Shkup. Drejtësia duhet të vihet në vend, duke nisur që nga zbardhja e plotë e ngjarjes me të gjitha dimensionet e saj. Një hetim ndërkombëtar do të ndihmonte zbardhjen e plotë të së vërtetës, për të cilën mundohemi të gjithë” ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thirr konsulta të brendshme me ambasadorin e Kosovës në Shkup për të marr sqarime për këtë vendim të gjykatës.
“Me këtë rast, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thirr në konsulta të brendshme ambasadorin e Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, ndërkohë që për të njëjtën çështje e ka thirrur për sqarim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, në Kosovë” është shprehur Haradinaj.
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...
Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje ng...
Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin për Ilir Metën, lë n...
Maliqi shprehet i zhgënjyer që “Dardanët” e rinj...